Zhupa: Në janar iu caktuan masa sigurie, sot shef i Qarkullimit në Sarandë! Këtu shpërblehen problematikët

Zhupa: Në janar iu caktuan masa sigurie, sot shef i Qarkullimit në Sarandë! Këtu shpërblehen problematikët

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur pikëpyetje mbi emërimin e Denis Sinanit në krye të Qarkullimit në Sarandë, duke kërkuar transparencë mbi kriteret që janë përdorur për këtë vendim Zhupa sjell në vëmendje se ndaj Sinanit, në janar 2026, janë caktuar masat e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim për t’u paraqitur”, në kuadër të një hetimi për organizim dhe favorizim të lojërave të fatit të paligjshme, ndërsa në prill ai është pezulluar nga Policia në kuadër të një hetimi disiplinor lidhur me rastin e magazinës ku u gjetën mijëra bimë kanabisi në Peqin. “Me gjithë këto rekorde problematike, ky person caktohet shef i Qarkullimit në Sarandë?”, pyet Zhupa, duke kërkuar të dijë se kush e mori vendimin dhe çfarë standardesh...