Zgjedhja e kryetarit/ Kokalari padit PD, i bën kërkesë gjykatës: Të pezullohet procesi

Zgjedhja e kryetarit/ Kokalari padit PD, i bën kërkesë gjykatës: Të pezullohet procesi

Evi Kokalari ka depozituar një kërkesë-padi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë kundër PD, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Sipas dokumentit të paraqitur më 7 maj 2026, padia bazohet në nenin 202 të Kodit të Procedurës Civile dhe synon marrjen e masës së sigurimit të padisë ndaj veprimeve të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) dhe strukturave të tjera të PD-së që lidhen me organizimin e zgjedhjeve për kryetar partie. Kokalari i kërkon gjykatës: -pezullimin e menjëhershëm të të gjitha veprimeve të KOKOE-së dhe organeve të tjera të PD-së lidhur me procesin zgjedhor;-pezullimin e efekteve juridike të çdo vendimmarrjeje të marrë në kuadër të këtij procesi;-ndalimin e...