“Zëri i njerëzve që shprehin pakënaqësi s’mund të injorohet”, thirrja e Kishës Katolike pas protestave: Politika të gjejë zgjidhje demokratike
Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka dalë më një deklaratë zyrtare për protestat që po zhvillohen në vend gjatë ditëve të fundit. Në deklaratën e tyre Ipeshkvijtë e Kishës Katolike theksojnë se zëri i njerëzve që shprehin pakënaqësi për veprimin e mosveprimin e politikës, nuk duhet të injorohet. Më tej ata theksojnë se i takon klasës politike të gjejë zgjidhje politike dhe demokratike. “Konferenca Ipeshknvore e Shqipërisë po ndjek me kujdes zhvillimet shoqërore në vendin tonë, veçanërisht protestat që po zhvillohen në qytetin e Tiranës, në qytete të tjera të Shqipërisë e në diasporë. Shkak për këto protesta kanë qenë disa projekte që prekin zona natyrore të mbrojtura apo ku ndërthuren probleme të pronësisë, për të ndërtuar në to objekte që synojnë zhvillimin e një turizmi...
Burimi:
top-channel.tv