Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municion, arrestohet 20-vjeçari

Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municion, arrestohet 20-vjeçari

Njoftimi i plotë i policisë: Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me strukturat operacionale të DVP Durres, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Baza”. Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një bazë ku mbaheshin armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se shërbenin për furnizimin e grupeve kriminale. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. P., 20 vjeç, banues në Manzë, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri automatike model 56 (kallashnikov), 1 armë...