Zbulohen mbi 7 mijë rrënjë kanabis në fshatin Reç i Ri/ Pezullohen nga detyra shefi i Komisariatit Shkodër, shefi i Policisë Velipojë dhe Ndihmësspecialisti i zonës
Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të kultivuara janë gjetur ditën e sotme në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë. Hita ka pezulluar nga detyra Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër, Shefin e Stacionit të Policisë Velipojë dhe Ndihmësspecialistin e Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët. Njoftimi: U gjetën të kultivuara 7446 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, pezullon nga detyra Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër, Shefin e Stacionit të Policisë Velipojë dhe Ndihmësspecialistin e Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët. Nis hetimi disiplinor dhe për 2 punonjës të tjerë, pjesë e grupit të kontrollit të territorit....
Burimi:
top-channel.tv