Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, nipi i këngëtarës së njohur
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Londër, ku një i ri shqiptar është goditur me thikë dhe ka humbur jetën. 22-vjeçari me origjinë nga Kosova, Lorik Abazi, u gjet i plagosur në Hesterman Way të dielën dhe, pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ai ndërroi jetë në spital. Këngëtarja shqiptare Ganimete Abazi, e njohur si Ganja, ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Përmes një mesazhi prekës në Instagram, Ganja ka shprehur dhimbjen e saj per nipin: “Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë. Jeta shpeshherë është e padrejtë dhe godet aty ku dhemb më së shumti. Pusho në paqe, nipi jem, shpirti jem. Ne do të jetojmë me dhimbjen për ty, me kujtimet dhe dashurinë...
Burimi:
gijotina.com