Vrau shokun dhe trupin e zhduku, Eglant Koçi nuk është gjetur ende, policia kontrolle në disa zona
Policia po zhvillon kontrolle në disa zona të Tiranës, në Pëllumbas, Qafë Mollë dhe në fshatrat e Elbasanit, për të gjetur trupin e Eglant Koçit, i cili u vra nga shoku. 34-vjeçari Eglant Koçi paraditen e 4 qershorit doli nga banesa e tij për të ardhur një pallat në bulevardin “Zhan Dark” për të takuar shokun e tij Armand Shakaj. Brenda zyrës Eglanti hyri, por nuk doli më. Në brendësi të të cilës policia gjeti gjurmë gjaku e mbetje biologjike që do t’i vlejnë hetimit. Kati i dytë i këtij pallati ka disa njësi tregtare dhe korridoret janë me kamera të cilat kanë kapur 34-vjeçarin duke hyrë, por jo duke dalë. Armand Shakaj duket se ishte gjakftohtë në krim, pasi është kujdesur të fshehë gjurmët...
Burimi:
top-channel.tv