Vrau policin Enea Mekolli, lihet në burg autori Violand Braçellari, vendimi iu komunikua nga Spitali i Traumës

Vrau policin Enea Mekolli, lihet në burg autori Violand Braçellari, vendimi iu komunikua nga Spitali i Traumës

Violand Braçellari, autori i vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegut të tij Edison Adri, është lënë në burg. Vendimi autorit të dyshuar iu komunikua nga Spitali i Traumës, ku po qëndron i shtruar për shkak të plagëve të marra gjatë operacionit policor. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha mëson se gjyqtari Gentajan Sallahu mori vendimin për të akuzuarin për vrasje. “1.Vleftesimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim V.B, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit” ngelur në tentativë, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në formën e mbajtjes së armëve të zjarrit në ambiente publike dhe “Prodhimi dhe...