Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata
Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez. Për Sokrat Vatën është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Edhe për shtetasit Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu është vendosur masa “arrest në burg”. Ndërkohë, për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është vendosur masa “arrest në burg”, me afat 45-ditor. Për Ervis Buncin është caktuar gjithashtu masa “arrest në burg”, me afat 45-ditor. Ndërsa për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Kristo Koshin dhe Murat Zhabinën është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Burimi:
gijotina.com