Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lozhan, një fshat i thellë i zonës së Maliqit në Korçë, ku një efektiv i forcave Shqipon ja ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur. Korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule, ka arritur të mësojë se autori i ngjarjes, i cili ka mbetur edhe vetë i plagosur është Violand Bracellari i datëlindjes 1983, PunonjËsi i policisë që ka humbur jetën quhet Enea Mekolli dhe punonjësi i policisë që është plagosur quhet Edison Adri. Autori ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Top Channel