Vrasja e vëllezërve Alikaj, familjari: Çaka dhe Spahiu u liruan, u prishën provat! Ja kush e di të vërtetën

Vrasja e vëllezërve Alikaj, familjari: Çaka dhe Spahiu u liruan, u prishën provat! Ja kush e di të vërtetën

Vrasja e Gëzim Alikajt ishte sinjali se kundërshtarët nuk do të kursenin as njerëzit e pafajshëm për hakmarrje. Pas vrasjes së tij, Policia e Elbasanit u fokusua në një pistë që lidhej me një ngjarje që datonte 2 vite më herët, pikërisht në Spanjë ku u vra Alfons Çaka. Siç zbuluam më sipër, për atë atentat organet hetimore spanjolle kishin arrestuar vëllanë e viktimës së Elbasanit, shtetasin Florenc alias Fatmir Alikaj. Vetëm pak orë pas ngjarjes, uniformat blu të Elbasanit vunë në pranga shtetasit Everest alias Ibrahim Çaka, që do të vritej në vitin 2021, Elton Hyka dhe Ardit alias Arjan Spahiu, i njohur me nofkën “Arjani i Vogël”, sërish i vrarë në Belgjikë në vitin 2020. Vladimir Merxhani zbulon detaje të panjohura për atentatin...