Vrasja e të fortit të Elbasanit, flet anëtari i familjes rivale: Një plumb më goditi në krah

Vrasja e të fortit të Elbasanit, flet anëtari i familjes rivale: Një plumb më goditi në krah

Deri atë ditë, Everest Çaka kishte ruajtur një profil të ulët në Elbasan edhe pse në zonë e njihnin si një prej të fortëve me të shkuar të errët. Një personazh misterioz i dyshuar për vrasje dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar droge në Spanjë e më gjerë… 41-vjeçari u eliminua në një atentat të mirëorganizuar që nisi me inskenimin e një aksidenti. Vetura e tij u përplas nga pas në çastet që tentoi të nisej. Në ato momente, drejt Çakës u lëshua një breshëri plumbash që e lanë të vdekur në vend. Dëshmitare ishte bashkëshortja e tij, e cila u plagos me një plumb në krahë. “Pashë një burrë që u afrua tek xhami i shoferit dhe mbante në duar një armë. Ai qëlloi disa...