Vrasja e efektivit të policisë në Maliq, reagon ministri Lamallari: Humbëm një shërbëtor të përkushtuar të ligjit, autori nuk do t’i shpëtojë drejtësisë

Vrasja e efektivit të policisë në Maliq, reagon ministri Lamallari: Humbëm një shërbëtor të përkushtuar të ligjit, autori nuk do t’i shpëtojë drejtësisë

Pas vrasjes së efektivit të forcave Shqiponja në Maliq ka reaguar edhe ministri Lamallari. Ministri shprehet se Shqipëria humbi një shërbëtor të përkushtuar të ligjit, dhe shton se autori nuk do të ketë asnjë mundësi t’i shpëtojë drejtësisë. “Sot një familje humbi njeriun e saj të dashur, Policia e Shtetit humbi një koleg, Shqipëria humbi një shërbëtor të përkushtuar të ligjit. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të rëndë në Maliq, një sulm jo vetëm ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, por ndaj vetë rendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Autori do të përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe nuk do të ketë asnjë mundësi t’i shpëtojë drejtësisë. Ngushëllime familjes Mekolli, kolegëve dhe të afërmve të Eneas, që sakrifikoi jetën...