Vrasja e Edmond Sulës/ Policia verifikon biznesin e kanabisit: Viktima, aksioner në një firmë në Maqedoni

Vrasja e Edmond Sulës/ Policia verifikon biznesin e kanabisit: Viktima, aksioner në një firmë në Maqedoni

Një javë pas vrasjes së Edmond Sulës në Bërxullë, autori i dyshuar i atentatit vijon të mbetet i paidentifikuar. Mënyra e ekzekutimit dhe kujdesi i treguar gjatë ngjarjes e kanë bërë më të vështirë identifikimin e personit që qëlloi ndaj 50-vjeçarit. Hetuesit e Policisë së Tiranës po vijojnë verifikimin e disa pistave, ndërsa deri tani asnjëra prej tyre nuk ka sjellë një rezultat konkret për zbardhjen e ngjarjes. E shkuara e Edmond Sulës, i njohur edhe si Ali Sula, dhe konfliktet e mëparshme e kanë zgjeruar rrethin e hetimit. Autoritetet po analizojnë marrëdhëniet e tij personale, aktivitetet ekonomike dhe përplasjet e mundshme që mund të kenë çuar në atentat. Një nga pistat që po verifikohet lidhet me aktivitetin e tij në Maqedoninë e Veriut. Sipas...