Vrasësi i policit në Maliq niset drejt spitalit të Tiranës nën forca të shumta policie, momenti kur i afrohet një person te ambulanca dhe…
Autori i vrasjes së efektivit të Shqiponjave Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegut të tij Edison Adri, është nisur drejt spitalit të Tiranës për mjekim më të specializuar. Ai ka mbetur i plagosur gjatë hapjes së zjarrit me policinë, ndërsa pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës është nisur drejt Tiranës. Në momentin që e kanë shoqëruar në ambulancë, në prani kanë qenë forca të shumta policie pasi në spital ka pasur familjarë të viktimës. Siç shihet nga pamjet, një i ri shkon pranë ambulancës dhe tenton t’i afrohet autorit, por është ndaluar nga policia. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv