Vodhën 12.5 mln lekë nga fondet për ndihmë ekonomike, “ndëshkohen” 6 punonjës

Vodhën 12.5 mln lekë nga fondet për ndihmë ekonomike, “ndëshkohen” 6 punonjës

Prokuroria e Elbasanit ka goditur një skemë mashtrimi me fondet e ndihmës ekonomike, me një dëm prej 12.5 milionë lekësh në buxhetin e shtetit. Organi i akuzës caktoi masa sigurie për 6 funksionarë publikë, të cilët dyshohet se kanë përfshirë në mënyrë të paligjshme familje në skemën e përfitimit të ndihmës ekonomike. Ndaj gjashtë të dyshuarve, të cilët mbanin detyra si administrator shoqëror, postier, drejtor drejtorie në bashki dhe specialistë të Drejtorinë Rajonale, janë vendosur masat e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”. Ata akuzohen për  shpërdorim detyre, vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën, falsifikim dokumentesh dhe hyrje e paautorizuar kompjuterike. Sipas Prokurorisë, hetimi nisi pas kallëzimit të një qytetari në prill të...