Vlorë/ U nisën me skaf drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike, transportohen në spital

Vlorë/ U nisën me skaf drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike, transportohen në spital

Rreth orës 17:30 të ditës së djeshme, në Portin e Vlorës ka mbërritur një mjet lundrues i tipit skaf me në bord 2 persona me kombësi kroate të nisur nga porti i Korfuzit me destinacion portin e Dubrovnikut. Gjatë lundrimit mjeti lundrues ka pësuar dëmtime e për pasojë dhe 2 personat në bord janë lënduar. Kjo ka bërë që ata të devijojnë nga destinacioni e të mbërrijnë në Vlorë për tu dërguar më pas në spital për të marrë ndihmë mjekësore.