Vjedhja miliona $/ Gjykata e Lartë dëmton dosjen “Bankers”, “kyç” telefonin-thesar të Leonidha Çobos
Nga Boldnews.al Në heshtje dhe pa shumë bujë, Gjykata e Lartë ka vendosur t’i kthejë telefonin Leonidha Çobos, ish-administratorit të kompanisë koncesionare “Bankers Petroleum”, i cili dyshohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) si koka e një skeme mashtrimi miliona dollarë. Kolegji Penal, i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Sandër Simoni, morën më shumë se tre javë kohë për të rrëzuar vendimin e sekuestros së telefonit të Çobos. Ata e morën në shqyrtim rastin në 21 maj 2026. Por, vendimi u shty për në 11 qershor, me argumentin se “çështja është shumë komplekse”. Në foto: Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e telefonit, Leonidha Çobos Vendimi nuk është zbardhur ende dhe, për momentin, është e paqartë se cili është elementi kompleks në sekuestrimin e telefonit...
Burimi:
sot.com.al