“Vila, resorte dhe ndërtime në zemër të natyrës”/ Ina Zhupa: Iu duhet për projektet e librit “Albanian Files”, të Ramës

“Vila, resorte dhe ndërtime në zemër të natyrës”/ Ina Zhupa: Iu duhet për projektet e librit “Albanian Files”, të Ramës

Kryetarja e Komisionit për kulturën, turizmin dhe diasporën Ina Zhupa, deklaroi se mazhoranca rrëzoi me 7 vota kundër kërkesën e saj për të përfshirë në projekt-kalendarin e punimeve nismën ligjore për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024 për zonat e mbrojtura, të depozituar prej saj më 14 maj. Sipas Zhupës, refuzimi për ta futur nismën në kalendar deri në fund të korrikut tregon se mazhoranca nuk dëshiron as debat dhe as shfuqizimin e ligjit, pasi ai u shërben projekteve të parashikuara në zonat e mbrojtura. Ajo argumentoi se ligji 21/2024 ka hapur rrugën për ndërtime në këto zona, duke dobësuar mbrojtjen e tyre, ndërsa e lidhi qëndrimin e mazhorancës me projektet e paraqitura në librin “The Albanian Files”, të promovuar nga Kryeministri Edi Rama si vizioni...