Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Krujë, zona e mbuluar nga tymi toksik

Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Krujë, zona e mbuluar nga tymi toksik

Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Krujë, ndërsa tymi ka mbuluar zonën. Flakët nisën që nga mbrëmja e së martës, ndërsa mbeturinat vijojnë të digjen në thellësi. Tymi toksik është kthyer në shqetësim për banorët. Nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo nga pakujdesia. Banorët shprehen se tashmë era e tymit ka hyrë brenda në shtëpitë e tyre. Zjarrfikëset e Krujës, të ndihmuara nga ajo e Institutit, kanë punuar përgjatë gjithë natës, por vatrat vijojnë të jenë aktive. Ende nuk dihet nëse ka nisur ndërhyrja me fadroma për ta mbuluar me dhe pasi është e vetmja mënyrë për ta shuar plotësisht. Banorët kanë shprehur shqetësim edhe më parë për fushën e mbetjeve, por autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë.