Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit masiv në ish-Metalurgjik, 12 mjete zjarrfikëse, 2 fadroma në vendgjarje

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit masiv në ish-Metalurgjik, 12 mjete zjarrfikëse, 2 fadroma në vendgjarje

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë pasditen e sotme (16 qershor) një kompani që prodhon letra dhe produkte higjienike në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan, ndërsa autoritetet kanë angazhuar forca të shumta për të vënë situatën nën kontroll. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa flakët, për shkak të materialeve të djegshme janë përhapur me shpejtësi dhe kanë krijuar një vatër me përmasa të konsiderueshme. Aktualisht në terren janë angazhuar 12 mjete zjarrfikëse, 2 fadroma dhe 40 punonjës, përfshirë edhe efektivë të ardhur nga bashkitë fqinje, të cilët po punojnë pa ndërprerje për të kufizuar përhapjen e zjarrit dhe për të neutralizuar plotësisht vatrën. Në vendngjarje ndodhen edhe strukturat e Policisë së...