“Vij nga një vend që për dekada të tëra njihej si Koreja e Veriut e Europës”, Rama në Tokyo: Duam të “martohemi” me…

“Vij nga një vend që për dekada të tëra njihej si Koreja e Veriut e Europës”, Rama në Tokyo: Duam të “martohemi” me…

Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës në Japoni, këtë të premte mbajti një fjalim në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokyo. Rama tha se i përket një vendi i cili dikur njihej si Koreja e Veriut e Europës, ndërsa sot, shtoi kryeministri, Shqipëria ka hyrë në fazën vendimtare të rrugëtimit drejt familjes së madhe europiane. “Shqipëria ka dëshmuar që jo vetëm është partnere e qëndrueshme dhe e besueshme, por edhe që e do kaq shumë BE-në që asgjë nuk ia ndryshon mendjen, ne duam të martohemi, këmbëngulim; “Do të martohemi”! Jemi plotësisht të linjësuar me politikën e jashtme të sigurisë me BE, jemi një aleat i përkushtuar i NATO-s”, u shpreh Rama. Edi Rama: Vij nga një vend që për dekada të tëra...