“Vij nga Brukseli, kam ikur që fëmijë nga këtu”/ Shqiptari udhëton nga Brukseli për protestën: Dilni këtu

“Vij nga Brukseli, kam ikur që fëmijë nga këtu”/ Shqiptari udhëton nga Brukseli për protestën: Dilni këtu

Ndryshimi i klasës politike në Shqipëri dhe largimi i liderëve të vjetër është një tjetër kërkesë e fortë që po artikulohet para protestës masive në Tiranë. Një emigrant shqiptar i ardhur nga Brukseli shprehu revoltën e tij ndaj faktit që prej më shumë se tre dekadash, skena politike shqiptare dominohet nga të njëjtat figura. Ai bëri thirrje për një zgjim mbarëpopullor, duke krahasuar rotacionin politik në Belgjikë me amullinë 35-vjeçare në Shqipëri. “Vij nga Brukseli dhe më ka shtyrë diçka e madhe për të ardhur në Shqipëri. Ka ardhur një kohë ku kemi kuptuar çdo gjë që ka ndodhur në 35 vitet e fundit. Shqiptarët duhet të ngrihen se kjo klasë politike na ka robëruar. Kam ikur që fëmijë nga këtu dhe më vjen turp...