VIDEO – Tubim kundër shkrirjes së bashkisë Fushë- Arrëz, solidaritet edhe nga Puka e Mirdita…

VIDEO – Tubim kundër shkrirjes së bashkisë Fushë- Arrëz, solidaritet edhe nga Puka e Mirdita…

Një tubim kundër projektit për shkrirjen e Bashkisë Fushë- Arrëz, duke e bashkuar me Bashkinë Pukë, është zhvilluar pasditen e të premtes. Në mbështetje të këtij tubimi, ishte bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale- Administrative Luçiano Boçi, deputeti i Lezhës Gjin Gjoni si dhe kryebashkiakët e Pukës dhe Miridtës, respektivisht Rrok Dodaj dhe Albert Mëlyshi.Oratorët që morën fjalën, drejtues të qeverisjes vendore por edhe qytetarë të zonës, janë shprehur kundër idesë së PS- së për shkrirjen e Bashkisë Fushë- Arrëz, duke dhënë argumenten e tyre për pozicionimin kundër kësaj ideje. Madje, kryebashkiaku i Pukës Rrok Dodaj, ka thënë se Këshilli Bashkiak i kësaj bashkie, do të votojë kundër idesë së propozuar nga PS- ja.Gjatë këtij tubimi, ka patur thirrje edhe kundër qeverisë dhe kryeministrit...