VIDEO/ Tensione në protestë, një protestuese tenton të hyjë në ambientet e kryeministrisë, ndalohet nga policia
Në ditën e pestë të protestës, një protestuese ka tentuar të hyjë në ambientet e Kryeministrisë në Tirana, por është ndaluar nga forcat e Policisë së Shtetit. Sipas pamjeve të publikuara, ndërsa shoqërohej nga efektivët mes turmës së protestuesve, ajo ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, gjest që u shoqërua me reagime nga të pranishmit.
Burimi:
sot.com.al