VIDEO – Shpërndahen 520 kartat e para të studentit në Shkodër, më shumë lehtësi dhe mundësi…

VIDEO – Shpërndahen 520 kartat e para të studentit në Shkodër, më shumë lehtësi dhe mundësi…

Bashkia Shkodër zhvilloi ceremoninë e shpërndarjes së “Kartës së Studentit Shkodër”, një nismë që synon të krijojë më shumë mundësi, mbështetje dhe perspektivë për studentët që studiojnë dhe jetojnë në qytet. Në këtë fazë të parë u shpërndanë 520 karta për studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, theksoi se kjo kartë nuk është thjesht një dokument identifikimi, por një platformë moderne digjitale që lidh studentët me universitetin, qytetin, bizneset dhe shërbimet e përditshme. Ndërkohë, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, u shpreh se ky është një premtim i mbajtur për studentët dhe universitetin.Përmes kësaj platforme, studentët do të kenë kartën e tyre digjitale në telefon, QR personal për verifikim, si dhe akses...