VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Shkodër ka nisur shtrimin e asfaltit në zonat e Golemit dhe Dobraçit, pas përfundimit të punimeve për vendosjen e linjës së re të furnizimit me ujë. Ndërhyrja përfshin një segment prej rreth 2 kilometrash. Inxhinieri i firmës që po zbaton projektin Ersil Dhaskali shprehet se punimet për asfaltimin po zhvillohen në të gjitha segmentet ku është ndërhyrë për rrjetin e ujësjellësit, me qëllim rikthimin e plotë të rrugëve në standarde normale dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët.Projekti për linjën e re të furnizimit me ujë në zonën e Dobraçit, pritet të sjellë përmirësim të ndjeshëm duke garantuar cilësi më të mirë të ujit të pijshëm për zonat e përfshira.Ky investim është pjesë e një projekti më të gjerë për modernizimin...