VIDEO – Pastrohet 1.8 km linear kanale kulluese në zonën e Velipojës, synohet pastrimi i të gjithë rrjetit
Bashkia Shkodër po vijon ndërhyrjet në terren për përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe mbështetjen e fermerëve në njësinë administrative Velipojë. Në fshatin Reç, ekipet e angazhuara kanë realizuar pastrimin e rrjetit kullues, një investim i rëndësishëm për garantimin e funksionimit normal të tokave bujqësore.Sipas të dhënave, vetëm në këtë zonë janë pastruar rreth 1.8 kilometra kanale kulluese, një ndërhyrje që ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të punës për qindra fermerë dhe në mbrojtjen e prodhimeve bujqësore.Puna do të vijojë në të gjithë territorin e njësisë administrative Velipojë deri në pastrimin e plotë të rrjetit kullues, me synimin për të rritur sigurinë e tokave të kultivuara dhe për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e bujqësisë në zonë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com