VIDEO – Pas Velipojës, të rinjtë e bashkisë Shkodër organizojnë aksion pastrimi edhe në zonën e Thethit…
Në kuadër të nismës “Youth for Theth”, të rinj dhe vullnetarë nga organizata dhe institucione të ndryshme u bashkuan për pastrimin dhe mbrojtjen e Thethit, një prej destinacioneve më të veçanta të Alpeve Shqiptare.Aktiviteti u organizua nga Bashkia Shkodër, KVR Shkodër, ACT4 Shkodra, Qendra Rinore Atelie dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër, me synimin për të promovuar ndërgjegjësimin mjedisor dhe angazhimin qytetar në ruajtjen e natyrës.Nën moton “Natyra na dhuron, ne kujdesemi”, pjesëmarrësit kontribuan në pastrimin e zonës, duke dhënë një mesazh të fortë për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së pasurive natyrore.Organizatorët falënderuan të gjithë të rinjtë dhe vullnetarët që iu bashkuan kësaj nisme, duke treguar se kujdesi për natyrën është një përgjegjësi e përbashkët që nis nga secili prej nesh.Post...
Burimi:
sarandanews.com