Video/ Hajduti serial godet sërish! Vjedh marketin e tretë në Dhërmi, kamerat i zbulojnë fytyrën

Video/ Hajduti serial godet sërish! Vjedh marketin e tretë në Dhërmi, kamerat i zbulojnë fytyrën

Qytetarët e Dhërmiut kanë denoncuar një hajdut serial, i cili vjedh markete dhe tabakino në zonë. Sipas denoncuesve, ky është marketi i tretë që bie pre e vjedhjes në Dhërmi. Nga pamjet filmike, autori shfaqet i veshur me doreza dhe kapuç, por fytyra e tij duket pjesërisht, çka mund ta bëjë më të lehtë identifikimin nga policia. Përveç vjedhjes së cigareve, alkoolit dhe vape-ve, autori ka shkaktuar edhe dëme materiale në biznes. Qytetarët kërkojnë reagim nga policia dhe shtojnë se autori mund të identifikohet lehtësisht nga kamerat e sigurisë. Top Channel