VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

Protesta e flamingove në Shkodër, ishte një sukses i plotë! Nuk mbahet mend se kur Shkodra, kishte parë një protestë apo edhe tubim, edhe lektoral, të atyre përmasave. Pak rëndësi ka nëse e organizoi në prapaskenë Mundësia, Shqipëria Bëhet Bashkë apo edhe dega lokale e PD- së. Protesta e përcolli fuqishëm mesazhin e saj për ndryshime të domosdoshme në realitetin aktual, qoftë edhe ndryshime të forta politike. Por sigurisht, protesta duhej të ishte ndryshe dhe rezultoi ndryshe nga ajo e Tiranës apo edhe qyteteve të tjera.Slogani i famshëm “Rama në burg, Berisha në burg”, ushtoi jo pak herë gjatë marshimit por edhe në sheshin para bashkisë ndërsa e vetmja pankartë eksplicite (shikoni foton më poshtë), u zhduk kur tubimi u përqendrua. Personi që mbante në...