Vendimi i GJKKO/ Meçe: Dosjen e Irena Gjokës e ‘prodhoi’ Fredi Beleri dhe ia dha Berishës!

Vendimi i GJKKO/ Meçe: Dosjen e Irena Gjokës e ‘prodhoi’ Fredi Beleri dhe ia dha Berishës!

Analisti Arben Meçe është shprehur se dosja ndaj gjyqtares Irena Gjoka (lidhur me një dënim të pretenduar të saj në Greqi) është prodhuar nga eurodeputeti Fredi Beleri, me qëllim ‘goditjen’ e gjyqtares. Në një studio televizive, Meçe tha se dokumenti i falsifikuar nga Beleri më pas iu dha kryedemokratit Sali Berisha për ta bërë publik dhe për ta dorëzuar në institucionet e drejtësisë në Shqipëri. Sipas Meçes, në të gjitha arkivat e Greqisë, nëse kërkon, nuk gjendet një dosje e tillë dhe sipas tij, gjyqi i pretenduar ndaj Irena Gjokës në Janinë nuk është bërë kurrë. “Gjyqi thotë ‘çështja po bëhet në mungesë’. Gjithë maskarallëku fsheh detaje në data ktu. Në kronologji vërtetohet diçka tjetër. Nëse sot vete në Greqi dhe kërkon këtë gjyq në...