“Varësia që ata kanë nga pushteti, i shtyn të shkëputen nga realiteti”/ Revolta e shqiptarëve, analisti: Nuk mban më

“Varësia që ata kanë nga pushteti, i shtyn të shkëputen nga realiteti”/ Revolta e shqiptarëve, analisti: Nuk mban më

Në dhjetor të vitit 1989, Nikolae Çaushesku u trondit kur pa që turma prej mbi 100 mijë vetësh, e thirrur në një takim masiv në Bukuresht, filloi ta ndërpriste atë. Ai ishte i bindur që njerëzit nuk ishin kundër tij, ishte i bindur që njerëzit e donin, ishte i bindur që regjimi që ai kishte ngritur jo vetëm që nuk kishte zemërimin e njerëzve, por madje pëlqehej prej tyre. Ndodh me shumë politikanë të këqij, të cilët gradualisht, pa e kuptuar as vetë, ndërtojnë një rrëfim, një fabul, një shpjegim për atë që janë duke bërë dhe nisin ta besojnë atë. Varësia që ata kanë nga pushteti i shtyn ata të shkëputen nga realiteti në mënyrë të ngadaltë, pasi njohja ose pranimi i realitetit do...