Vala e të nxehtit vijon edhe në fundjavë, sa pritet të shkojnë temperaturat në ditët në vijim
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Vala e të nxehtit do të vijojë edhe gjatë fundjavës, ndërsa temperaturat pritet të rriten më tej në mesin e javës së ardhshme. “Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si për ditën e sotme, për fundjavën, por edhe për fillimin e javës së ardhshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe me orë të shumta me diell. Temperaturat, në orët e mesditës, do të kapin vlera nga 36-38 gradë Celsius. Gjithashtu, edhe temperaturat e mëngjesit do të kenë rritje graduale dhe nga 19-22 gradë Celsius, do të kalojnë në vlerat 22-24 gradë Celsius. Për shkak të depërtimit të...
Burimi:
sot.com.al