Vala e të nxehtit rrezikon edhe shëndetin mendor, paralajmërojnë studiuesit
Vala rekord e të nxehtit që ka përfshirë Evropën nuk po ndikon vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Sipas studimeve shkencore, temperaturat ekstreme mund të shkaktojnë lodhje njohëse, vështirësi në përqendrim, nervozizëm dhe përkeqësim të çrregullimeve mendore, veçanërisht tek personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Studimet tregojnë se ekspozimi ndaj temperaturave të larta ul aftësinë për t’u përqendruar dhe për të ruajtur vëmendjen. Ndërsa tek punonjësit e ekspozuar për periudha të shkurtra, si zjarrfikësit, këto efekte janë të përkohshme, valët e të nxehtit që zgjasin me ditë apo javë mund të kenë pasoja më serioze. Një studim i Universiteti i Oksfordit, i publikuar në vitin 2023, zbuloi se gjatë periudhave me temperatura të larta, shtrimet në spital për çrregullime mendore...
Burimi:
ntv.al