Vala e të nxehtit afrikan përfshin Evropën, ja sa priten të arrijnë temperaturat këtë javë

Vala e të nxehtit afrikan përfshin Evropën, ja sa priten të arrijnë temperaturat këtë javë

Në një lidhje live në një studio televizive, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit, ku theksoi se kemi hyrë zyrtarisht në stinën e nxehtë. Meteorologia gjithashtu u shpreh se temperaturat e ditëve të sotme do të arrijnë 35-36°C dhe ditët në vijim pritet të mbeten në këto parametra. Sakaq, ajo theksoi se këto temperatura vijnë për shkak të valës së të nxehtit afrikan, i cili ka goditur fillimisht jugperëndimin e kontinentit. “Në fakt, ne kemi parë që jo vetëm Shqipëria, por i gjithë kontinenti i Europës tashmë prej disa ditësh po përjeton temperatura mjaft të larta, kjo edhe për shkak të valës së nxehtë afrikane, e cila është futur si fillim në jugperëndim të kontinentit, në Portugali, në Spanjë, tashmë ka mbërritur në Europën...