Ushtarak që në 1986-ën, Simon Zerecit i besohet drejtimi i Gardës së Republikës së Shqipërisë
Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, dhe tashmë mban gradën Drejtues Madhor. Bazuar në njoftimin e bërë nga Garda, Zereci është lindur në Tiranë. Ka përfunduar shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe më pas ka ndjekur studimet e larta në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në specialitetin “Gjithëarmësh”. Karriera e tij ushtarake ka nisur fillimisht në vitin 1986, në strulturat e Ministrisë së Mbrojtjes, në filliim si komandat Toge, në repartin Ushtarak të Zadrimës e më tej si Shef Stërvitje. Që prej vitit 2013 e në vijim ai ka mbajtur funksionin e Komandantit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës. Në shtator të vitit 1998 është plagosur gjatë shërbimit, teksa mbante funksionin e Zëvendëskomandantit të Kompanisë Operative. Në...
Burimi:
sot.com.al