Universiteti “Eqerem Çabej” nderon Prof. Dr. Ago Nezhën me titullin “Doctor Honoris Causa”

Universiteti “Eqerem Çabej” nderon Prof. Dr. Ago Nezhën me titullin “Doctor Honoris Causa”

Universiteti “Eqerem Çabej” i Gjirokastrës vlerësoi me titullin e lartë “Doctor Honoris Causa” Prof. Dr. Ago Nezhën, një nga figurat më të spikatura të publicistikës dhe kulturës shqiptare. Ky vlerësim u akordua nga Senati Akademik me Vendimin nr. 20, datë 30 Prill 2026, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë kombëtare. Veprimtaria e pasur krijuese dhe studimore e Prof. Dr. Nezhës ka lënë gjurmë të rëndësishme në jetën kulturore shqiptare. Përmes punës së tij të palodhur, ai ka kontribuar në ruajtjen e identitetit kulturor dhe vlerave kombëtare. Ky titull përbën një nderim të merituar për një personalitet që i ka shërbyer me përkushtim kulturës dhe dijes shqiptare. “Senati Akademik i Universitetit “Eqerem Çabej “, Gjirokastër, mbështetur në...