“Ujërat termale të Bënjës janë tharë”/ Kumbaro u përgjigjet kritikëve: Shihni me sytë e logjikës, jo spekulimit
Drejtuesja politike e PS në qarkun e Gjirokastrës, njëkohësisht Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka bërë një reagim public në lidhje me situatën në ujërat termale të Bënjës pas denoncimeve të shumta ku tregoheshin pamjet se ujërat ishin shteruar dhe gjendja ishte katastrofike. Kumbaro ka publikuar disa foto të Ujërave Termale të Bënjës që pretendon se janë të shkrepura së fundi. Kumbaro thekson se, nuk është thënë asnjëherë që kantieri ka përfunduar, sepse janë duke u bërë testimet e nevojshme me prurjet e ujit, nivelin e vaskave, dhe boshatisja e herëpashershme e vaskave është pjesë e këtij procesi. Sipas saj komentet që qarkullojnë janë bërë për të nxirë destinacionin. “Fotot e mëposhtme nga Ujërat termale të Bënjës janë të SOTMET dhe kush do të shohë...
Burimi:
sot.com.al