U raportua si vdekje nga arresti kardiak/ Gazetarja zbardh detajet e vrasjes së 59-vjeçarit në Durrës

U raportua si vdekje nga arresti kardiak/ Gazetarja zbardh detajet e vrasjes së 59-vjeçarit në Durrës

Më datë 13 prill në lagjen nr. 18 të Durrësit ndodhi një ngjarje e rëndë ku humbi jetën 59-vjeçari Sajmir Markjas. Fillimisht u raportua se viktima humbi jetën për shkaqe natyrale, por pas hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë u zbulua se bëhej fjalë për një ngjarje me natyrë kriminale. Sipas policisë, 42-vjeçari Gentian Kraja është konfliktuar me 59-vjeçarin për motive të dobëta dhe më pas e ka goditur me grushte. Gazetarja Dorjana Bezat, mbrëmjen e sotme në një studio televizive ka dhënë më shumë detaje se si ndodhi dinamika e ngjarjes kriminale, duke u shprehur se ishte familja ajo që me këmbënguljen e saj zbuloi më shumë për vrasjen e 59-vjeçarit. “Në momentin e parë ngjarja është trajtuar si vdekje natyrale nga arresti...