“U ngrysën trafikantë, u zgjuan biznesmenë”/ Lutfi Dervishi godet elitën e re me satirën “Metamorfoza”
Analisti Lutfi Dervishi ka publikuar një tekst të fortë satirik, përmes të cilit ironizon ngritjen e shpejtë politike, ekonomike dhe shoqërore të personazheve që, sipas tij, brenda një kohe të shkurtër kanë kaluar nga anonimati në majat e pushtetit dhe të pasurisë. Në poezinë e titulluar “Metamorfoza”, Dervishi ndërton një seri kontrastesh therëse mes së shkuarës dhe së tashmes, duke vënë në shënjestër atë që ai e paraqet si transformim të dyshimtë të individëve nga njerëz pa arsim, pasuri apo status, në biznesmenë, deputetë, oligarkë dhe figura të vetëshpallura patriotike. “Dje s’i njihte kush, sot janë bërë VIP”, shkruan analisti, duke ironizuar mënyrën se si persona të panjohur janë vendosur papritur në radhët e elitës politike dhe publike. Goditja më e drejtpërdrejtë vjen kur Dervishi...
Burimi:
ntv.al