U ndalua nga autoritetet izraelite, Hoxha: Baki Goxhaj është nisur drejt Shqipërisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë me dije se shqiptari Baki Goxhaj, i cili u ndalua nga autoritetet izraelite, është tashmë rrugës për t’u kthyer në Shqipëri. Në një reagim në rrjetin social X, Hoxha deklaroi se strukturat e Shërbimit të Jashtëm shqiptar kanë ndjekur rastin që nga momenti i parë i sinjalizimit, në koordinim me institucionet shqiptare dhe në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet izraelite. Sipas ministrit, Shqipëria ka kërkuar vazhdimisht respektimin e plotë të të drejtave të shtetasit shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat humanitare. Postimi i ministrit: Shtetasi shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud”, është tashmë rrugës për në atdhe. Që në momentin e parë të sinjalizimit, strukturat e #Shërbimit të...
Burimi:
opinion.al