Vjedhja e dokumentit, flet Agron Shehaj: Këta janë mësuar me deputetë kukulla. Duhet ta lexoja dokumentin sepse do votoja
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, rrëfeu sot se çfarë ndodhi gjatë së hënës në zyrat e Kuvendit, ku u përfshi në incidentin e marrjes së dokumentit të Marrëveshjes me SHBA-në para votimit. Duke folur në “Euronews Albania”, Shehaj u ndal te shtysa për të marrë dosjen, që sipas tij, erdhi si rrjedhojë e nevojës për akses në informacion, ndërsa u justifikua se e ka këtë të drejtë prej detyrës si deputet. “Më akuzojnë se kam rrëmbyer një dokument. Nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam ushtruar të drejtën time. Nëse një e drejtë të mohohet, duhet të veprosh. Duhet ta aksesoja atë dokument, ta lexoja sepse duhet të votoja më pas. Kur më mohohet mua e drejta, si deputet i Republikës së...
Burimi:
argjiroja.net