U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i pajetë i 37-vjeçarit
Pas 48 orë kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i 37-vjeçarit Armando Zajsi i cili u mbyt në ujërat e liqenit të Ulzës pasditen e së hënës. Trupi i të riut është zbuluar nga një pajisje dron nën ujor i Forcave Detare, që mbërriti këtë të mërkurë. Kërkimet u zhvilluan nga palumbarët e forcave RENEA, të forcave të armatosura e shërbime të tjera të mbrojtes civile të Bashkisë Mat. Pas konstatimit me pajisjen dron, në thellësi 37 metra, janë zhytur palumbarët e forcave RENEA dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në sipërfaqe të trupit të pajetë të 37 vjeçarit. Ndërkohë, trupi u transportua për ekspertizë mjekoligjore e më pas do t’i dorëzohet familjes për t’i dhënë lamtumirën e fundit. 37 vjeçari Armand Zajsi kishte shkuar...
Burimi:
sot.com.al