U lirua nga detyra e drejtoreshës së QSUT-së, reagon Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë të dedikuar për denoncimin e rasteve të korrupsionit
Anxhela Paparizo është liruar sot nga detyra si drejtoreshë e QSUT-së. Ajo do të zëvendësohet nga Rudina Degjoni. Paparizoi reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar: Të dashur miq, bashkëpunëtorë, kolegë, Teksa mbyll këtë kapitull të rëndësishëm në drejtimin e QSUT-së, dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen, profesionalizmin dhe përkushtimin që keni treguar çdo ditë. Çdo sukses i arritur gjatë kësaj periudhe është rezultat i punës sonë të përbashkët dhe i përpjekjeve të një ekipi të jashtëzakonshëm. Së bashku arritëm të realizojmë me sukses dy rastet e para të implementimit të protezës së gjirit, duke hapur një kapitull të ri për trajtimin dhe rehabilitimin e pacienteve tona. Krijuam Qendrën e Gjirit. Organizuam me sukses Konferencën e Neurologjisë, një aktivitet i...
Burimi:
top-channel.tv