U kapën me armë në duar teksa përgatiteshin për atentat, Gjykata e Sarandës jep masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

U kapën me armë në duar teksa përgatiteshin për atentat, Gjykata e Sarandës jep masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në fshatin Gjashtë, të cilët u ndaluan pas një ndërhyrjeje të Policisë, ku u sekuestruan dy armë zjarri. Sipas dyshimeve të ngritura pas arrestimit, personat mund të ishin duke u përgatitur për një ngjarje kriminale. Para gjykatës dolën Alfred Kaja, 26 vjeç, dhe Sidorel Moriseni, 33 vjeç, të dyshuar për armëmbajtje pa leje, si dhe Vitrin Hoxha, 21 vjeç, Franko Bobja, 22 vjeç, dhe Vionis Poka, 31 vjeç, të akuzuar për moskallëzim krimi. Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Kajën dhe Morisenin, ndërsa për Hoxhën, Bobjen dhe Pokën u caktua masa “Arrest në shtëpi”. Sipas Policisë, Alfred Kaja dhe Sidorel Moriseni u kapën me dy...