U hodh nga ballkoni, ndërron jetë 28-vjeçarja në Vlorë

U hodh nga ballkoni, ndërron jetë 28-vjeçarja në Vlorë

Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja që u hodh nga ballkoni mbrëmjen e ditës së djeshme në Lungomare të Vlorës. Sipas burimeve spitalore, e reja është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por ka mbërritur pothuajse pa shenja jete. Mjekët e reanimacionit bëjnë me dije se ajo kishte pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin, si pasojë e rënies nga një lartësi e konsiderueshme. Ndërkohë, familjarët janë shprehur se 28-vjeçarja kishte shfaqur shenja të depresionit. A.B., 28 vjeç ishte nënë e dy fëmijëve. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike. Top Channel