U dhunua nga izraelitët në Flotiljen Globale, Goxhaj flet për “Shqipëria Live”: Njërin nga ne e qëlluan me armë në këmbë, mua më rrahën në grup

U dhunua nga izraelitët në Flotiljen Globale, Goxhaj flet për “Shqipëria Live”: Njërin nga ne e qëlluan me armë në këmbë, mua më rrahën në grup

Baki Goxhaj, i pranishëm në Flotiljen ku u dhunuan dhjetëra aktivistë në Izrael, është rikthyer i sigurt në Shqipëri. Në një intervistë nga Rinasi me emisionin “Shqipëria Live”, Goxhaj tregon tmerrin e përjetuar në Izrael. “Një nga anëtarët e anijes sime e qëlluan me armë në këmbë dhe pas një plage të madhe u detyruan ta merrnin që ta mjekonin gjatë natës. Pas dy ditësh mbërritëm në port dhe na nxorën në mënyrë të dhunshme nga anija. Mua më mbajtën të fundit dhe bënë të njëjtën gjë duke më rrahur në grup, njëjtë si të tjerët më parë. Më pas na çuan në tendë, ku siç duket në video është i pranishëm edhe ministri. Unë isha aty i lidhur me ballin tonë dhe e pashë...