Tymi i zi mbulon zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave nga persona të paidentifikuar
Tym i zi ka mbuluar pjesën perëndimore të Elbasanit pranë ish-Kombinatit Metalurgjik. Persona ende të paidentifikuar po djegin goma dhe mbetje plastike buzë lumit Shkumbin, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit. Edhe pse është hera e disatë që ndodhin zjarre të tilla, policia ende nuk ka mundur të identifikojë zjarrvënësit. Siç raportohet në media, ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Burimi:
sot.com.al