Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të turizmit, ku numri i vizitorëve në strukturat akomoduese është rritur me 12,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky fluks i udhëhequr nga një rritje e vizitorëve jorezidentë me 12,7% ka sjellë një rritje të kërkesës për hotele dhe shërbime, duke çuar shfrytëzimin e dhomave në 29,8%, krahasuar me 28,7% në maj 2025. Ndërsa industria e turizmit përballet me këto shifra, vihet në pikëpyetje kostoja e këtij suksesi për qytetarët vendas. Problemi kryesor qëndron te shtrenjtimi i shërbimeve, fakt që po e kthen bregdetin në një destinacion gjithnjë e më të vështirë për t’u përballuar nga familjet shqiptare. Rajoni i Jugut mbetet më i kërkuari, ku numri i vizitorëve jorezidentë u rrit...
Burimi:
argjiroja.net